7 të vdekur dhe 789 raste të reja me COVID-19

24 Janar 2022 | 18:55

Shtatë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë konfirmuar 789 raste të reja me virusin.

Rastet pozitive kanë dalë nga 3667 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 1824 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë regjistruar 222,508 raste shërimi nga COVID.

Ditën e sotme vihet re një ulje e ndjeshme e rasteve të reja (1,658 dje), por edhe thuajse një përgjysmim i numrit të testimeve (5,367 dje).

Në Shqipëri janë aktualisht 24,081 të infektuar me COVID.

129 të infektuar janë të shtruar në spital, 13 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të respektojnë masat kundër COVID.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Kjo vlen edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Statistika për datën 24 janar 2022 nga Ministria e Shëndetësisë

Raste të reja ditore   789

Të shëruar në 24 orë    1824

Të shtruar në spitale    129

Humbje jete në 24 orë    7

Testime ditore   3667

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    10505

Fier   1855

Shkodër   1714

Elbasan   1638

Durrës  1456

Vlorë   1411

Gjirokastër  1179

Berat   946

Korçë  941

Lezhë  868

Kukës   285

Dibër  241

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026