7 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve
Shtatë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1,533 raste të reja me virusin.
Infektimet e reja kanë dalë nga 5,404 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 2,215 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar 238,655 raste shërimi nga COVID.
Aktualisht në Shqipëri janë gjithsej 18,068 persona të infektuar me COVID.
134 janë të shtruar në spital, 19 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.
Qytetarët mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Statistika për datën 1 shkurt 2022
Raste të reja ditore 1,533
Të shëruar në 24 orë 2,215
Të shtruar në spitale 134
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 5,404
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8,041
Shkodër 1,617
Fier 1,712
Vlorë 1,316
Elbasan 1,140
Gjirokastër 1020
Berat 755
Korçë 714
Lezhë 699
Durrës 597
Kukës 309
Dibër 148
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta