7 viktima dhe 617 raste të reja me COVID-19
Shtatë persona kanë humbur jetën në vendin tonë për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë konfirmuar edhe 617 infektime të reja me virusin.
Rastet e reja pozitive kanë dalë nga 3507 testime që janë kryer.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 869 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 161,497 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në vendin tonë janë 8396 pacientë aktivë me COVID-19. 178 pacientë po marrin trajtim në spital, 34 nga të cilët janë në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, ndërsa gjatë muajit tetor të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të marrin dozat anti-COVID nëpër qendrat e vaksinimit.
Statistika (05 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 617
Të shëruar në 24 orë 869
Të shtruar në spitale 178
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3507
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3713
Durrës 924
Fier 730
Shkodër 656
Vlorë 499
Elbasan 458
Lezhë 336
Berat 328
Gjirokastër 220
Kukës 189
Korçë 182
Dibër 161
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta