7 viktima dhe rreth 26 të plagosur nga tërmeti në Kroaci
Një vajzë 12-vjeçare dhe 6 burra kanë humbur jetën dhe rreth 26 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4 ballë që goditi Kroacinë të martën në mesditë.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar 46 kilometra në juglindje të Zagrebit, përkatësisht në qytetin Petrinja. Lëkundjet e fuqishme kanë shkaktuar një nivel të konsiderueshëm të dëmeve materiale në Petrinja, duke e shndërruar qytetin e prekur në një zonë të kuqe.
Sipas autoriteteve kroate, e gjithë qendra e Petrinjës është goditur rëndë dhe ndërtesat e shkatërruara janë gati të pabanueshme.
Shtëpitë e gati 20.000 banorëve janë rrënuar, çatitë janë shembur ashtu sikurse edhe fasadat e ndërtesave.
Qeveria ka mobilizuar ushtrinë dhe pikat e emergjencës për të nxjerrë viktimat dhe të plagosurit nga rrënojat. Gjithashtu janë vënë në dispozicion rreth 500 vende në kazermat e ushtrisë, si dhe persona të tjerë të cilët kanë ngelur pa shtëpi do të strehohen në hotele dhe vende të tjera pranë zonës.
Gjatë momentit kur janë ndjerë lëkundjet e fuqishme, të gjithë banorët kanë dalë në rrugët e qytetit të frikësuar. Pasgoditje me magnitudë rreth 5 ballë janë regjistruar gjatë orëve në vijim.
Lexoni gjithashtu:
7 viktima nga tërmeti, Hoti i ofron ndihmë me të gjitha kapacitetet Kroacisë
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta