70 mln dollarë mbështetje direkte, këtë javë do çelen fondet për dëmet e tërmetit

1 Qershor 2020 | 20:12

Ka nisur pastrimi i inerteve të ndërtesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit. Shijaku është qyteti parë ku forcat e ushtrisë filluan mbledhjen e inerteve, fill pas lirimit të kufizimeve prej COVID-19.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se duke nisur nga e enjtja e kësaj jave do të çelen fondet e dëmshpërblimit për familjet me dëmtime të riparueshme të shtëpive. “Do të jenë direkt fonde që do u shkojnë qytetarëve, është një shumë e konsiderueshme. Shuma totale vetëm për xhepin e qytetarëve të dëmtuar shkon në 70 milionë dollar”, tha z. Rama.

Ministri i Rindërtimi Arben Ahmetaj tha se 6 milion dollarë do t’u kalojnë në qershor 1 mijë e 173 familjeve në qytetin e Shijakut, kurse në korrik dhe gusht hapet fondi për Durrësin. Ndërkohë këtë javë priten të lidhen edhe kontratat e para të rindërtimit të Shkollave.

“Janë 22 njësi arsimore. me njësitë individuale Bashkia e Tiranës po ecën në mbylljen e fazës së parë, ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit në mbyllje të fazës së dytë. Janë më shumë se 7-8 kompani që përfitojnë nga proceset e hapura ndërkombëtare të prokurimit, kështu  që gjithë rindërtimi do të angazhojë 80-100 kompani shqiptare dhe të huaja”, tha ministri.

Për banesat individuale që kanë marrë dëme të parikuperueshme, Ahmetaj njoftoi se brenda muajit qershor do të fillojë shembja e tyre. “Për Shijakun në fund të qershorit fillojmë procesin në terren, është Bashkia që ka ecur më shpejt me vlerësimin dhe pikëzimin e të gjitha njësive individuale”, përfundoi ministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026