700 mijë udhëtarë pa datë zyrtare për fluturimet nga ‘Adem Jashari’
Ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të lejohen fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërkohë që janë mbi 700 mijë udhëtarë që nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të pandemisë me coronavirus.
Zëdhënësja e këtij aeroporti Valentina Gara, tha se beson që shumë shpejt do të lejohen fluturimet nga ana e qeverisë, raporton KosovaPress.
“Me lejimin e fluturimeve në arritje do të jemi plotësisht operativ, besoj që shumë shpejt do të hapet aeroporti”, tha Gara në një konferencë për media.
Ajo bëri të ditur se gjatë kësaj kohe janë mbi 700 mijë udhëtarë që nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të pandemisë, ndërkohë që ka interesim nga kompanitë për rinisjen e fluturimeve, të cilat janë ndërprerë për shkak të COVID-19.
“Deri më tani 700 mijë udhëtarëve u është pamundësuar që të kryejnë udhëtimet e tyre. Për shkak të vendimit për të ndërprerë qarkullimin, kemi pasur pak fluturime. Tani presim qeveria të marrë vendim për lejimin e tyre.
Ka shumë kompani që kanë shprehur gatishmërinë për të operuar”, – tha Gara. Ajo ka folur edhe për masat që ka ndërmarrë aeroporti kundër përhapjes së COVID-19.
“Do të matet temperatura për të gjithë udhëtarët. Do të mbahet distanca sociale, ku ne kemi vendosur shenjat. Udhëtarët nuk do të lejohen pa maska në terminal. Bagazhet e tyre do të dezinfektohen. Jemi në pritje të një drite të gjelbër për fillimin e operimit”, tha Gara.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta