71-vjeçarja që sfidon moshën, prej 23 vitesh ngjitet çdo ditë në mal

11 Shtator 2021 | 14:53

Lida Bala, e njohur në Korçë si “Lumja e Malit” prej 23 vitesh ngjitet çdo ditë në malin e Moravës. Për 71-vjeçaren ngjitja në mal është ilaçi i jetës.

“Më duket vetja sikur fluturoj, sepse mali mua me relakson, me qetëson nga të gjitha hallet. Sikur hy në një botë tjetër. Nuk jam më në botën e realitetit, hy një botë tjetër. Është kënaqësi për mua, kjo është jetë,” – u shpreh Bala.

Stina e dimrit edhe pse më sfiduese, për “Lumen e Malit” është kënaqësi më vete. Ajo thotë se qëndrimi në shtëpi e sëmur.

“Le të bjerë dëborë, shi, ngricë, acar le të jetë si të dojë, unë do dal me patjetër. Unë edhe dje që binte shi vura mushamanë në kurriz e u ngjita. E kam këtë, unë po nuk dola pëlcas. Por dimri është më i kënaqshëm. Kënaqesh aq shumë sa nuk e ke idenë,” – tha ajo.

Lida Bala ka dhe një këshillë për të rinjtë që kanë lënë pasdore aktivitetet dhe pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në telefon.

Më shumë se 7 dekada mbi supe, ajo nuk harron që çdo ditë të kryejë ushtrime fizike. Prej disa vitesh Lida jeton vetëm, por ajo që kujdeset më shpesh për të është e bija, e cila shpesh herë edhe merakoset.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026