72 shqiptarë mbërrijnë në Rinas, probleme me ligjin në Angli dhe Francë

24 Qershor 2022 | 13:36

Gjatë 2 ditëve të fundit janë ekstraduar nga Anglia dhe Franca 72 shqiptarë, të cilët janë transportuar më avionë drejt aeroportit të Rinasit.

24 shqiptarë janë ekstraduar nga Anglia, nga të cilët 21 kanë përfunduar vuajtjen e dënimit në territorin britanik.

Ndërsa 3 shtetas të tjerë janë ekstraduar, për qëndrim të parregullt në Angli, të cilët janë lënë të lirë nga autoritetet shqiptare.

Në charter-in e dytë që mbërriti nga Franca, ndodheshin 48 shqiptarë, të cilët ishin me qëndrim të parregullt në territorin francez.

Disa prej tyre u kapën në tentativë për të shkuar në Angli dhe të tjerët janë shtetas që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit. Operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026