72-vjeçarja kalon 17 vende me biçikletë, 8 mijë kilometra për një mesazh me rëndësi

14 Nëntor 2022 | 10:54

Dorothy Hildebrand, një aktiviste 72-vjeçare nga Gjermania bëri me biçikletë 8 mijë kilometra nga Suedia në resortin egjiptian të Sharm el-Sheikh në Detin e Kuq, ku po mbahet samiti i klimës COP 27.

Mesazhi ishte i qartë: Ndaloni ndryshimin e klimës!

Udhëtimi zgjati më shumë se katër muaj me një biçikletë rozë që Dorothy Hildebrand e quan Miss Piggy, sipas personazhit të famshëm të Muppet Show. Ajo kaloi Evropën dhe Lindjen e Mesme derisa mbërriti në Sharm el-Sheikh, në jug të Gadishullit Sinai.

Hildebrandt tha se misioni i saj është të rrisë ndërgjegjësimin dhe të inkurajojë liderët botërorë të mbledhur në konferencën vjetore të OKB-së për klimën për të ndërmarrë hapa konkretë për të ndaluar ndryshimin e klimës.

Emetimet e gazeve serrë vazhdojnë të rriten dhe shkencëtarët thonë se sasia e gazeve që bllokojnë nxehtësinë duhet të përgjysmohet deri në vitin 2030 për të përmbushur objektivat kufizuese të temperaturës të marrëveshjes klimatike të Parisit të vitit 2015.

“Ata thjesht duhet të ndalojnë ndryshimin e klimës,” tha Dorothy Hildenbrand pasi mbërriti në Sharm el-Sheikh një javë më parë dhe që atëherë ka qenë e pranishme në samit.

Ajo ka qëndruar në banesën e shoqes së saj, rreth 15 kilometra nga vendi i samitit, dhe çdo ditë vjen me biçikletë në qendër të qytetit, ku ndan përvojat me të njëjtit mendim dhe ndërgjegjëson qytetarët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026