74 raste të reja dhe 2 viktima me COVID-19, 11 në gjendje të rëndë

5 Korrik 2020 | 08:37

Dy qytetarë nga Tirana, 67 dhe 69 vjeç kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19, ndërsa 74 raste të reja janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit nga kryerja e 392 testimeve. Aktualisht, 89 persona ndodhen të shtruar në spital ku 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen në terapi intensive, kurse një  prej tyre është i intubuar në gjendje të rëndë për jetën.

74 rastet e reja të zbuluara gjatë 24 orëve të fundit janë 22 nga Tirana, 12 në Krujë, 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet dhe Malësi e madhe. Nga një rast ka pasur në Lushnjë, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër dhe Kolonjë.

Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes çdo ditë me respektimin e rregullave, duke shmangur grumbullimet dhe ruajtur distancën me njeri-tjetrin.

“Një lutje për qytetaret të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë si dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën. Ruani higjienen personale dhe kolektive”, tha Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht janë 1160 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Në total, që nga fillimi i pandemisë, 76 persona deklarohen zyrtarisht si viktima të coronavirus.

Lexoni gjithashtu:

Mjeku Kalo: Janë shtuar rastet e të rinjve të shtruar në spital me COVID-19

COVID-19 – Statistika (5 Korrik 2020)

Testime totale 28801

Raste pozitive 2893

Raste të shëruara 1657

Raste Aktive 1160

Humbje jete 76 (Qarku Tiranë 43, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   449

Durrës                   205

Shkodër               169

Vlorë                     119

Lezhë                    60

Fier                        48

Korçë                     36

Kukës                    20

Elbasan                 16

Berat                     16

Gjirokastër          13

Dibër                     9

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026