75% e evropianëve duhet të kursejnë për të paguar kredin për banesën 

1 Dhjetor 2025 | 20:06

Në vitin 2025, rreth 75% e evropianëve me kredi për banesë u detyruan të reduktojnë shpenzimet për të përballuar pagesat e hipotekës, sipas European Housing Trends Report nga RE/MAX Europe.

Shumica e tyre i ulën shpenzimet për daljet, artikujt luksoz dhe pushimet.

Në 23 vendet e studiuara, rreth 25% e pronarëve të hipotekave “nuk kanë pasur nevojë kurrë të kursejnë, të gjejnë alternativa, ose të ndalojnë blerjet për të përballuar hipotekën”, sipas European Housing Trends Report 2025.

Kjo përqindje ndryshon nga 7% në Maltë dhe Rumani deri në 44% në Holandë, ku thuajse gjysma e huamarrësve nuk kanë problem me pagesat.

Pjesa e pronarëve të hipotekave që nuk kanë pasur nevojë të reduktojnë shpenzimet për të përballuar pagesat është nën 15% në disa vende, që tregon se një shumicë e madhe ka pasur vështirësi për të përballuar hipotekën. Këto vende përfshijnë Maltën, Rumani, Hungari, Irlandë, Turqi, Slloveni, Greqi, Kroaci dhe Itali.

Shtete të tjera ku huamarrësit ndihen më të sigurt për pagesat janë Lituania (42%), Mbretëria e Bashkuar (37%) dhe Zvicra (36%).

Në shumicën e vendeve, pjesa më e madhe e njerëzve duhet të sakrifikojnë shpenzime për argëtim (41%) dhe artikuj luksoz (38%), ndërsa pushimet dhe veshjet renditen pas tyre.

Në disa vende me presion të lartë mbi buxhetin, si Greqia, Hungaria, Rumania dhe Turqia, njerëzit ulen shpenzimet edhe për artikuj të domosdoshëm. Ndërsa në MB, Holandë, Zvicër, Lituani dhe Luksemburg, reduktimet janë më të buta dhe selektive.

Sekretari i European Mortgage Federation, Luca Bertalot, tha se debati politik mbi banesat dhe aftësinë për të paguar hipotekat është shumë i rëndësishëm.

Ai theksoi se disa tregje përdorin hipotekat me normë fikse, ndërsa të tjera me normë të ndryshueshme, por thelbi i problemit të papërballueshmërisë nuk është lloji i hipotekës, sepse huamarrësit zgjedhin vetë. Sipas tij, kostot e energjisë janë një problem që familjet nuk mund ta kontrollojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026