75 raste të reja, mbi 2 mijë totali i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë
Kosova raportoi të shtunën 75 të diagnostikuar të tjerë me COVID-19 duke e çuar bilancin e të infektuarve në mbi 2,000.
Në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga Instituti i Shëndetit Publik, u tha se gjatë 24 orëve të fundit autoritetet kishin analizuar 416 teste nga ku rezultuan pozitivë: 36 persona në Prishtinë, 9 në Vushtrri, 7 në Mitrovicë, 5 në Prizren, 5 në Fushë-Kosovë, 4 në Skënderaj, 3 në Istog, 2 në Rahovec dhe nga person në Gjakovë, Lipjan, Mamushë dhe Pejë.
Lajm lehtësues është fakti se gjatë kësaj periudhe kohore kanë mundur të riaftësohen 38 të sëmurë duke e çuar totalin e të shëruarve në 1018 persona.
Prej 8 shkurtit, kur autoritetet kosovare nisën të testonin popullatën, kanë mundur të kryejnë 21,078 teste, prej nga ku kanë dalë pozitivë 2,073 persona, prej të cilëve 35 kanë vdekur.
Kosova, bashkë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën, po vuajnë prej më shumë se një jave një prirje në rritje të rasteve të reja me COVID-19.
Vetëm javën e fundit autoritetet kanë diagnostikuar rreth 400 të infektuar të rinj, teksa ka pasur dhe 3 vdekje mes pacientëve.
Në raport me popullsinë, Kosova vuan një bilanc më negativ se Shqipëria, me rreth 20 vdekje për çdo 1 milionë banorë – ndërsa në Shqipëri ky raport është rreth 15 vdekje për çdo 1 milionë banorë.
Lexoni gjithashtu:
Maqedoni e Veriut, 11 viktima në 24 orët e fundit, infektohet kreu i Komunës së Shkupit
Shqipëri, 53 raste me COVID-19, humb jetën 70-vjeçarja nga Durrësi
Bilanci javor i COVID-19 në rajon, vala e re shkakton 67 viktima e mbi 2700 të infektuar
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta