75 raste të reja dhe 4 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

4 Maj 2021 | 15:14

Situata e COVID-19 në Kosovë duket se po përmirësohet, pasi gjatë ditëve të fundit është vënë re një ulje në numrin e rasteve pozitive.

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 75 raste të reja me COVID-19, ndërsa katër persona kanë humbur jetën nga ky virus. Rastet e reja kanë dalë nga testimi i 1.312 personave, ku vihet re se numri i testimeve është ulur.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 546 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot në Kosovë, është 96.012. Numri i numri i rasteve aktive me COVID-19 është 7.508.

Rastet pozitive në total që prej fillimit të pandemisë janë 105.711, ndërsa 2.191 persona kanë humbur jetën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026