76 vjet nga bombardimet bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki
Kryeministri japonez Yoshihide Suga mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 76-vjetorit të bombardimeve bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki.
Të mbijetuarit dhe të afërmit e tyre qenë gjithashtu të pranishëm dhe në shenjë respekti ndaj viktimave mbajtën një minutë heshtje.
6 gusht 1945
Shtetet e Bashkuara lëshuan bombën e parë atomike të përdorur kundër popullsisë civile në orën 8:15 të mëngjesit në qytetin Hiroshima.
Bomba me nofkën “Djali i Vogël” asgjësoi qytetin dhe vrau 80 mijë civilë në vend, ose rreth 30 për qind e popullsisë asokohe.
Deri në fund të vitit 1945, përllogariten rreth 140 mijë viktima nga bomba, ndërsa mijëra të tjera vuajnë ende pasojat e ekspozimit të lartë ndaj radioaktivitetit.
Tri ditë më pas, më 9 gusht, Shtetet e Bashkuara lëshuan bombën e dytë në Nagasaki. “Burri i Shëndoshë” vrau 74 mijë persona dhe shkatërroi rreth 40 për qind të qytetit.
Pas gjashtë ditësh, Japonia kapitulloi, duke i dhënë kështu fund Luftës së Dytë Botërore.
Apeli për asgjësimin e armëve bërthamore
Gjatë ceremonisë përkujtimore, kryeministri Suga tha se qeveria e tij do vazhdojë të qëndrojë në krah të mbijetuarve, ndërsa kryetari i bashkisë së Hiroshimës i bëri thirrje të gjithë kombeve që të bashkëpunojnë “për asgjësimin e armëve bërthamore”.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, premtoi se Kombet e Bashkuara do të vijojnë të mbeten të angazhuara drejt qëllimit për të pasur një botë pa armë bërthamore, duke thënë se “një tragjedi e tillë nuk duhet të ndodhë më kurrë”.
76 years ago, a nuclear weapon brought unimaginable suffering, death and devastation to the people of Hiroshima.
Such tragedy must never happen again.
The @UN – and I personally – continue to be fully committed to the goal of a nuclear-weapon-free world. pic.twitter.com/AjFzu8pnuv
— António Guterres (@antonioguterres) August 6, 2021
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren