78-vjeçarja e 5 Majit, mes rrënojave pa ujë, drita

3 Shkurt 2022 | 10:20

“Ne kemi qëndruar në rrënoja, pa ujë pa drita. Vështirësi më të madhe nuk kam pasur në jetën time”. Kështu shprehet një prej banoreve të lagjes “5 Maji” në Tiranë, e cila po proteston para Kuvendit për shembjen e banesave.

78-vjeçarja tregon se nuk ka ardhur askush të interesohet për ta, të cilët kërkojnë strehim.

“Nuk ka ardhur askush të interesohet. Shteti duhet të marrë masa, u bëj thirrje parlamentarëve.  Këta duan të shpërbejnë popullin e vetë, duke sjellë popuj të tjerë.  Ky është një turp dhe skandal. Unë i bëj thirrje qeverisë dhe shtetit, të marrin hakun tonë”, shprehet ajo.

Mëngjesin e sotëm banorët e “5 Majit” dhe Laprakës në Tiranë po protestojnë para Kuvendit për shembjen e  banesave.

Kjo është protesta e disatë që ata zhvillojnë, ku kërkojnë dëgjesë publike me Bashkinë e Tiranës dhe deputetët për problemet e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026