8 të vdekur dhe 194 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

27 Prill 2021 | 15:41

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë raportuar 194 raste të reja me COVID-19, ndërsa 8 persona kanë humbur jetën nga ky virus.

IKShPK njoftoi se rastet e reja kanë rezultuar nga 2.285 testime të kryera gjithsej në 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 599 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot në Kosovë është gjithsej 92.571, ndërsa rastet aktive me virusin janë 9.671.

Numri total i rasteve pozitive është 104.390, ndërsa 2.148 persona e kanë humbur betejën me virusin në Kosovë që prej fillimit të pandemisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026