8 vdekje nga COVID-19 në Kosovë

7 Shkurt 2022 | 15:42

Tetë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 754 raste të reja me coronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të së hënës, rastet e reja dolën pas testimit të 3,879 mostrave. Nga kjo shifër del se 19.43 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Në raportin, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, Ministria njoftoi se janë shëruar edhe 3,900 pacientë.

Raste aktive me coronavirus janë 23,823.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, autoritetet shëndetësore kanë administruar 146 doza të vaksinës kundër coronavirusit.

Deri më tani, 808,792 persona janë imunizuar me dy doza të vaksinës, ndërkaq, në total janë administruar mbi 1.7 miliona doza.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026