English

85 për qind e investitorëve strategjikë, shqiptarë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ligji i miratuar në vitin 2015 për “Investimet Strategjike” kishte në thelb të tij dhënien e lehtësirave fiskale dhe procedurale për thithjen e kapitalit të huaj, edhe pse nuk përjashtonte kompanitë shqiptare.

- Advertisement -

Por sipas të dhënave të siguruara nga Euronews Albania, në 7 vite që nga miratimi i ligjit, janë në total 17 kompani me pronarë shqiptarë që janë përzgjedhur “investitorë strategjikë” dhe vetëm 2 të huaja, ndërsa 1 kompani është me kapital të përbashkët e 1 tjetër me investitor shtetin.

Në total janë 435 milionë euro investime shqiptare që kanë marrë statusin  “strategjik” dhe 63 milionë euro investime nga jashtë.

Foto: Euronews Albania

Shumica e parave do të shkojnë në fushën e turizmit për ndërtimin e komplekseve turistike duke zënë 85% të totalit të investimeve, kundrejt 15% që ndahen për bujqësinë dhe energjinë.

Projekti që mund të përmbysë këto shifra, është ai i Portit të Durrësit i cili është regjistruar nga një kompani e huaj dhe i është miratuar në parim statusi “strategjik”.

Por në dokumentet e dorëzuar pranë Komitetit të Investimeve Strategjike ky projekt nuk  ka dorëzuar një biznes plan për vlerën e investimit, e cila sipas deklaratave publike mund të arrijë 2 miliardë euro.

Me statusin e investitorit strategjik kompanitë përfitojnë infrastrukturë ndihmëse për projektin, si rrugë, linja energjie dhe ujësjellës, mund të japë tokë shtetërore apo të shpronësojë tokën për private për interes publik. Ndërsa për investimet në hoteleri që operohet në  fushën e “brandeve” të mëdha përjashtohet taksa e infrastrukturës, tatim-fitimi dhe reduktohet TVSH.

 

LEXONI GJITHASHTU:

1 COMMENT

  1. Aman me gjith ata cakenj qe ka shqipria nuk ka bir nene te vij nga jasht se ti presin duart kriminelet aty . Sikur skemi lek boll ne per te shpelar . Hajde mendje hajde

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×