852 gjoba për maskën në RMV, kontrollet pas përkeqësimit të situatës me 225 të infektuar në 24 orë
Në 24 orët e fundit, 852 persona që nuk mbanin maskën anti-COVID janë gjobitur në Republikan e Maqedonisë së Veriut.
Të dhënat vijnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë verifikimeve dhe kontrollove që janë bërë në zbatim të protokolleve për mbrojtjen nga coronavirusi.
Shtimi i kontrolleve dhe ndëshkimi me gjobë i personave që nuk kanë vendosur maskën aty ku parashikohet, ka ardhur menjëherë pas rritjes alarmante që pësoi numri i të infektuarve me COVID-19. Vetëm një ditë më parë u shënuan 225 raste të reja të personave të infektuar.
Kjo solli edhe një mbledhje të Jashtëzakonshme të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, për të analizuar përkeqësimin e situatës.
Në kushtet e kësaj situate të rënduar, Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut vazhdon t’i bëjë thirrje qytetarëve që të respektojnë protokollet e miratuara nga Qeveria për parandalimin e COVID-19.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta