88 vite me Ismail Kadarenë/ Festë në shtëpinë muze, studentët nderojnë shkrimtarin

29 Janar 2024 | 18:14

Shkrimtari Ismail Kadare feston ditëlindjen e tij të 88. Në shtëpinë e tij muze në Tiranë është mbajtur një aktivitet festiv, në të cilën  është diskutuar vepra dhe janë interpretuar krijimet e tij.

Ditëlindja e 88-të e shkrimtarit Ismail Kadare është festuar në një mënyrë krejt të veçantë. Dhjetëra miq, studiues e dashamirës të autorit janë mbledhur në ish-shtëpinë e tij në qendër të Tiranë, në një ceremoni të organizuar nga studentë të departamentit te arteve te aplikuara dhe klubi studentor i letërsisë Kadare.

Ata kanë interpretuar edhe disa prej poezive dhe pjesëve të prozës së shkrimtarit.

Në ceremoni, është mbajtur edhe një kumtesë për rëndësinë e veprës dhe qasjes e të rinjve për krijimtarinë letrare të shkrimtarit.

Ismail Kadare konsiderohet si një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare dhe botërore. Vepra e tij është përkthyer në 45 gjuhë, ndërsa autori numëron një seri çmimesh të rëndësishme letrare, mes të cilëve edhe Man Booker Prize.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026