9 artiste me kombësi të ndryshime në Radhimë, një ekspozitë që shuan kufijtë
“Konturet Kolektive” titullohet ekspozita e vendosur në galerinë e bregdetit në Radhimë. Nëntë artiste me prejardhje dhe kombësi të ndryshme, të bëra bashkë për të shuar kufijtë midis mediumeve, artit dhe jetës, ndajnë me publikun praktikën e tyre krijuese.
“Unë kryesisht punoj me dhomën e errët, si një metaforë mes botës së brendshme dhe asaj të jashtme. Në Vlorë kam qenë në vitin 2018, ku jam dashuruar me këtë vend, por këtë radhë ishte një eksperiencë e pabesueshme,” – u shpreh Chiara de Amaria.
“Këto nuk mund t’i quaj punë, por gjurmë nga jeta që bëmë së bashku me këtë komunitet artistësh. Është rezultat i një eksperience që kemi përjetuar në mënyrën më të ndershme të mundur. E kemi nisur si projekt që gjatë pandemisë nëpërmjet bisedave online dhe kemi arritur të krijojmë pavarësish ndryshimeve që kishim mes nesh,” – tha Elisa Crostella.
Projekti, i cili fokusohet në praktikat artistike bashkëpunuese dhe sfidon metodat individualiste dhe egoiste të të krijuarit, ka sjellë edhe artistë me banim ne Angli si Elischa Kaminer.
Në mënyrë intuitive, projektet dhe interpretimet e tyre trajtojnë tema si marrëdhënia e ndërgjegjshme midis qenieve, lidhja midis njeriut dhe natyrës dhe duke u munduar t’i japin rëndësi thelbësores që shkon përtej trupave.
Artistet kanë jetuar dhe krijuar së bashku për 10 ditë në Vlorë mirëpritur nga Galeria e Bregdetit, ndërsa ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 14 Gusht.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 18:50 43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA