9 humbje jete dhe 348 raste të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19

4 Prill 2021 | 17:23

Nga 3056 testime të kryera në 24 orët e fundit ë kanë rezultuar pozitivë 348 qytetarë ndërsa 9 pacientë të moshave 49-84 vjeç kanë humbur jetën në spitalet covid.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 262 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Që prej nisjes së pandemisë, në vendin tonë ka pasur 2 265 humbjeje jete ndërsa numri total i të infektuarve i ka kaluar 126 mijë raste.

Aktualisht rastet aktive janë mbi 30 mijë, ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 669 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,842 që nga fillimi i epidemisë.

Qarku me më shumë të infektuar pozitivë mbetet Tirana, me mbi 21 mijë persona të prekur. Më pas vjen Fieri dhe Durrësi.

Bie në sy fakti se edhe pse Gjirokastra është një nga qarqet me më pak popullsi, është qarku i katërt me më shumë raste aktive.

Statistika (4 Prill 2021)
Testime totale             570,627
Raste pozitive             126,531
Raste të shëruara         93,842
Raste Aktive                30,424
Humbje jete                   2265

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë              21350
Fier                  2573
Durrës             1249
Gjirokastër      1252
Shkodër           1130
Vlorë               846
Korçë              795
Kukës              362
Dibër               330
Elbasan           325
Lezhë              175
Berat               37

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026