9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të burgjeve mbahen në qeli

2 Shkurt 2022 | 09:49

Gjykata e Elbasanit ka vendosur që të mbahen në burg 7 zyrtarë dhe 2 ish-zyrtarë të burgjeve, të cilët akuzohet për shpërdorim detyre.

Në total janë dhënë 28 masa sigurie për punonjësit, ish-punonjësit e burgjeve Elbasan-Peqin-Drenovë si dhe për disa të dënuar. Mes të arrestuarve është Shef Paraburgimi në Paraburgimin e Elbasanit, Hysni Ndreu.

Gjykata vendosi të njëjtën masë edhe për të dënuarin me burg përjetë Arben Grori si dhe për Gazmir Brakën, i njohur si ‘Gaxhai’ dhe Aleksander Llanajn. Arrestimet e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve u kryen mbërmjen e djeshme.

Punonjësit dhe ish-punonjësit e arrestuar:

  • Veli Bici, punonjës policie në burgun e Peqinit
  • Robert Dedaj ish-punonjës policie
  • Olgert Muçka punonjës policie në burgun e Drenovës
  • Artan Dulillari, punonjës policie në burgun e Drenovës
  • Metkë Nurçelli punonjës policie në burgun e Drenovës
  • Hysni Ndreu, shef Paraburgimi në Paraburgimin e Elbasanit
  • Elvi Gjoci, kontrollor në paraburgimin e Elbasanit
  • Ilia Beshello, ish-punonjës në burgun e Drenovës
  • Gazmir Meta, punonjës në paraburgimin e Elbasanit
  • Gentian Gjata pronari i një biznesi brenda burgut Elbasan

Burime nga grupi hetimit bëjnë me dije për Euronews Albania se të burgosurit e akuzuar vinin baste sportive nga qelia. Ata ja linin porosi bastet, punonjësve të burgjeve.

Hetimi 6 mujor ka zbuluar se në një rast është shkelur siguria edhe në regjimin e posaçëm 41 bis. Ndërkohë në burgun e Peqinit ka rezultuar se një punonjëse seksi është futur duke u shtirur si familjare e një të dënuari.

Playstation i modifikuar për komunikim. Foto: Euronews Albania
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026