“90 mijë kite në gjendje”, Kryemadhi: Pse nuk i vë qeveria në dispozicion të qytetarëve?

7 Korrik 2020 | 14:33

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se, Shqipëria duhet të kryejë sa më shumë testime pasi është e vetmja mënyrë për të vënë në kontroll virusin. Znj. Kryemadhi duke shprehur rezerva për menaxhimin e situatës, nënvizoi se është gabuar me masat që janë marrë nga qeveria.

“U mbajtëm 4 muaj të bllokuar dhe nuk tentoi njeri të bënte një test në një kohë kur Evropa po vendoste masa dhe duke bërë testime masive. Ndërkohë që ne dëgjonim deklaratat e kryeministrit në Facebook, në Evropë bëheshin mijëra teste”, tha kryetarja e LSI.

Kryemadhi duke komentuar deklaratën e bërë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu se vendi ka një rezervë prej 90 mijë kitesh për COVID-19, propozoi idenë e testimit të një pjesëtari për çdo familje, gjë e cila sipas saj do të ulte ndjeshëm transmetimin e virusit pasi ato familje që do të kishin të infektuar do të izoloheshin.

“Miliarda euro tenderë sekrete, ku në të gjithë këto tender nuk bleu asnjëherë kite për të testuar qytetarë, por u blenë pako me ushqime. Ministria deklaroi sot se ka 90 mijë kite, pse nuk i përdor? Përse i mban? Nuk ka për t’u çuar opozita pse e ke blerë nga 180 euro në 320 euro. Testo nga një shqiptar për familje, pasi kështu izolohen ata që kanë persona të infektuar në familje”, deklaroi kryetarja e LSI.

Përveç tamponëve, znj. Kryemadhi thotë se, mund  të kryhen dhe analiza gjaku për të zbuluar personat që e kanë kaluar COVID-19, personat mbartës por edhe ata që janë negativë. Vetë personalisht ajo tregoi se ka marrë një kit holandez që ka një nivel vërtetësie prej 80-90% pasi asnjë test nuk tregon plotësisht vërtetësinë e rezultatit. Ndërsa në partinë e saj, LSI, tha se deri tani nuk ka asnjë person pozitiv.

Sipas kryetares së LSI-së, qeveria ka dështuar në menaxhimin e pandemisë për shkak se, ka vendosur në Komitetin e Ekspertëve përfaqësues politikë dhe jo specialistë të fushës  së epidemiologjisë.

“Nuk menaxhohet pandemia me këshill politik, por me ekspertë. Qeveria duhet të jetë pak më dashamirëse ndaj rekomandimeve të opozitës ,pasi në stafin e tyre nuk kanë asnjë doktor, ndërsa ne kemi mjekët më të mirë në menaxhimin e gripit të derrit që ka qenë shumë më i rrezikshëm se sa COVID-19”, u shpreh znj. Kryemadhi gjatë intervistës për Euronews Albania.

Gjithashtu sipas kryetares së LSI-së duhet liberalizuar testimi për COVID-19 duke lejuar dhe spitalet private që të ofrojnë një shërbim të tillë, ndërsa qeveria të mbajë nën kontroll çmimin në mënyrë që të mos ketë papërgjegjshmëri.

Znj. Kryemadhi me ironi deklaroi se, “më shumë persona ka të punësuar në kryeministri që bëjnë like dhe share postimet e Edi Ramës, se sa mjekë që kryejnë testimet e COVID”.

Duke krahasuar menaxhimin që Shqipëria i ka bërë gripit të derrit me COVID-19, znj. Kryemadhi këshilloi kryeministrin, Edi Rama që të dëgjojë këshillat e ish-ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili.

“Të dëgjojmë mjekët. Të dëgjojmë Petrit Vasilin, që kur e gjithë bota shpalli pandeminë e gripit të derrit, në  Shqipëri kur ishte ai ministër shëndetësie nuk kishte asnjë të vdekur”, përfundoi znj. Kryemadhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026