‘90 mijë teste në dispozicion’, ministrja e shëndetësisë i përgjigjet akuzave për keqmenaxhim të pandemisë
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu përgjigj të martën zërave kritikë për përballimin e pandemisë nga qeveria shqiptare dhe akuzave se numri i ulët i testimeve ka përkeqësuar krizën, duke thënë se vendi ynë ka mbi 90 mijë teste në dispozicion.
Në një njoftim për shtyp të shpërndarë nga ministria, Manastirliu raportohet të ketë thënë se strategjia e përcaktuar nga ekspertët ka rezultuar e suksesshme deri tani.
Ministrja e Shëndetësisë po vizitonte ambientet e Institutit të Shëndetit Publik lidhur me instalimin e një aparature të re testimi, që sipas Manastirliut do të fuqizojë kapacitetet laboratorike në vend.
“Më shumë se 90 mijë teste janë të disponueshme në Institutin e Shëndetit Publik dhe do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike, qoftë nëpërmjet numrit të testeve, kiteve të laboratorit, gjithashtu dhe fuqizimit me aparatura të reja për ta fuqizuar këtë laborator për të përballuar atë që mund të vijë nesër,” deklaroi ministrja.
“Çfarë është e rëndësishme është që ne kemi një plan, kemi një strategji për forcimin e laboratorit të ISHP-së, por edhe për fuqizimin e laboratorit të QSUT-së. Gjithashtu kemi dhe një plan më afatgjatë në raport me testimin edhe në raport me gjurmimin dhe hetimin epidemiologjik”, shtoi ajo.
Duke thënë se së shpejti fillon punën dhe laboratori i dytë në QSUT për testimet molekulare, Manastirliu i bëri apel qytetarëve që të bashkëpunojnë.
Më herët opozita lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë për keqmenaxhim të pandemisë, duke cilësuar testimet e ulëta si një faktor që ka ndihmuar në përhapjen e coronavirusit, ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha bëri thirrje për shtim të testimeve tek qytetarët.
Lexoni gjithashtu:
Basha e akuzon qeverinë për dështim në menaxhimin e pandemisë
Radhët në institucionet shtetërore, asnjë masë për ruajtjen e distancimit fizik nga COVID-19
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta