90 të vdekur nga aksidentet në 5 muaj, në 80% të rasteve shkak shoferët
Numri i aksidenteve rrugore në vendin tonë mbetet shqetësues ndërsa gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti janë regjistruar 547 aksidente, me pasojë 90 të vdekur.
Muaji janar ka shënuar numrin më të madh ku në 125 aksidente të ndodhur në të gjithë vendin kanë humbur jetën 22 persona kurse 165 të tjerë janë plagosur.
Në 80% të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit dhe numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 28% të numrit të aksidenteve gjithsej.
Numri i aksidenteve rrugore në muajin shkurt është 79, ndërsa ai i personave të përfshirë në to 103 dhe për 18 prej tyre pasojat kanë qenë fatale.
Numri i aksidenteve në muajin mars është 119, ku 150 persona janë përfshirë në aksidente rrugore dhe 18 kanë prej tyre kanë humbur jetën.
Muaji prill ka shënuar 104 aksidente rrugore, 145 persona janë vrarë ose plagosur ndërsa 12 kanë humbur jetën.
Muaji maj do të shënonte një tjetër rekord, 120 aksidente rrugore në të gjithë vendin, 151 të aksidentuar, mes tyre 20 viktima.
Bazuar në të dhënat e INSTAT aksidentet në pjesën më të madhe të tyre kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërsa numri më i lartë i tyre është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 42,3 %, krahasuar me një vit më parë.
Krahasimi pesë mujor me një vit më parë paraqitet me një rritje prej 40,3 %, ku numërohen 547 aksidente rrugore nga 390 aksidente të ndodhura në pesë-mujorin e parë të vitit 2020.
Në pesë-mujorin e parë të vitit 2021, numri i viktimave nga aksidentet rrugore është 90 persona nga 58 viktima në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta