92 raste të reja dhe një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 92 raste të reja me COVID-19, ndërsa një person ka humbur jetën nga ky virus.
Rezultatet e rasteve pozitive kanë dalë nga 2,851 testime të kryera.
Numri i pacientëve që e kanë kaluar me sukses betejën me virusin mbetet i lartë, pasi në 24 orët e fundit janë shëruar 842 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 113,468 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kujton qytetarët që të vijojnë me zbatimin e masave kundër COVID-19.
Kujtojmë se sot Komiteti i Ekspertëve u mblodh për të përcaktuar masat e reja, ku vendosi se studentët do të kthehen në auditorë për konsultime dhe provime, personat që vijnë nga Greqia dhe RMV nuk nevojitet të kryejnë karantinë, ndërsa ora policore vijon si normalisht, pra ndalohet lëvizja pas orës 22:00.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta