92 raste të reja me COVID-19

15 Qershor 2022 | 16:36

Nëntëdhjetedy qytetarë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga virusi

Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 511 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 56 të shëruar.

Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar gjithsej 273.007 raste shërimi nga COVID.

Aktualisht në Shqipëri janë 409 qytetarë të konfirmuar me COVID-19. Tetë persona po marrin trajtim në spital.

Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 15 qershor

Raste të reja ditore   83

Të shëruar në 24 orë  34

Të shtruar në spitale   6

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore   45

Testime totale   1,835,697

Raste pozitive   276,821

Raste të shëruara  272,951

Raste Aktive  373

Humbje jete  3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   248

Fier   50

Vlorë   36

Gjirokastër  9

Korçë   8

Shkodër   8

Durrës   7

Berat    5

Elbasan   2

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026