Ngadalësohet përhapja e coronavirusit në Itali, OBSH shpreh shqetësimin në shkallë botërore

2 Prill 2020 | 06:10

Drejtori Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se është i shqetësuar për shpejtësinë e përhapjes së coronavirusit në shkallë botërore.

Numri të prekurve ka shkuar në 937 mijë, dhe me këtë ritëm pritet të kapë shumë shpejt 1 milionë. Ndërsa të vdekurit janë më shumë se 47 mijë.

Spanja ka kaluar numrin e 9000 të vdekurve këtë të mërkurë, kur humbën jetën 864 veta për 24 orë, edhe më shumë se Italia. Të infektuarit e zbuluar për 24 orët e fundit ishin 7700, duke e çuar totalin në 104 mijë.

Megjithatë, nga Italia kanë nisur të vijnë shifra optimiste, pasi numri i të infektuarve është ulur. Të vdekurit për ditën e djeshme ishin 727, 100 më pak se një ditë më parë, duke e çuar totalin në 13.155.

Italia vazhdon të jetë vendi më i goditur në botë nga coronavirusi, me numrin më të madh të të vdekurve, por SHBA-të kanë numrin më të lartë të të infektuarve. Duhet pasur parasysh gjithashtu që në SHBA janë kryer më shumë teste se kudo tjetër.

Të infektuarit në SHBA tani janë 216.721, ndërsa të vdekurit kanë arritur në 5138. Presidenti Trump tha dje në një konferencë për shtyp se nëse arrijnë ta mbajnë numrin e të vdekurve midis 100 mijë dhe 200 mijë, tregon që kanë bërë punë të mirë, pasi mund të kishte shkuar edhe në miliona.

Mbretëria e Bashkuar njoftoi 536 të vdekur brenda një dite, një shifër më e lartë se ditët e tjera. Totali në vend ka shkuar 2357.

Në Francë, vendi i tretë më i prekur në botë, janë numëruar 509 të vdekur brenda 24 orëve, me një total prej 4000, pa numëruar personat që kanë vdekur jashtë spitaleve dhe në azile private. Të enjten pritet të jepet një shifër më e plotë.

Gjermania do t’i mbajë kufizimet deri më 19 prill, ndërkohë që ka kryer më shumë teste se fqinjët dhe të infektuarit kanë shkuar në gati 78 mijë, ndërsa të vdekurit janë 931.

Holanda i ka shtyrë kufizimet deri më 28 prill, ndërkohë që vendi numëron më shumë se 1000 të vdekur.

Turqia ka dërguar ndihma në Itali në Spanjë, ndërkohë që vendi vetë numëron 277 të vdekur dhe 15.679 të infektuar.

Polonia po ashtu i ka shtuar masat, duke mbyllur bizneset jo të domosdoshme, ndërkohë që të miturit nuk lejohet të dalin jashtë pa shoqërinë e një të rrituri.

Në Belgjikë humbi jetën një e mitur 12 vjeçare nga coronavirusi, si dhe një 13 vjeçar tjetër në Londër.

Në Francë vazhdon shtetrrethimi dhe policia ka vendosur plot 359 mijë gjoba, sipas ministrit të brendshëm.

OKB njoftoi dje se kjo është kriza më e rëndë që ka parë organizata që nga krijimi, 75 vite më parë, dhe për botën është sfida më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026