Bashkia Tiranë i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës

13 Shtator 2021 | 13:54

Bashkia e Tiranës i ka hequr licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari Erion Veliaj gjatë një takimi me administratorët e shkollave, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e vitit të ri arsimor parauniversitar në kryeqytet.

Veliaj sqaroi se vendimi është marrë pas abuzimeve të shumta të denoncuara edhe nga përdoruesit e linjës, teksa paralajmëroi edhe linjat e tjera të transportit publik, të cilat prej 3 muajsh janë në vëzhgim dhe kontroll nga ana e Bashkisë.

Kreu i Bashkisë Tiranë tha se linja do të rivihet menjëherë në dispozicion të qytetarëve, por tashmë me një operator tjetër.

“Për të qetësuar të gjithë qytetarët që përdorin atë linjë, tranzicioni për t’u kthyer në normalitet do të ndodhë përpara vitit shkollor”, tha Veliaj.

Ndërkaq, një tjetër masë e ndërmarrë për rritjen e sigurisë në shkolla që lidhet me transportin është dhe ndalimi i qarkullimit të makinave në disa prej rrugicave pranë shkollave gjatë orarit mësimor.

“Në disa prej rrugëve ne kemi filluar të eksperimentojmë ato që i quajmë ‘rrugë shkollore’, ku, siç ndodh në të gjithë botën, bllokohet ajo rrugicë dhe përdoret në mënyrë këmbësore vetëm nga fëmijët derisa mbaron procesi mësimor. Në disa rrugica të tjera do të bëjmë një rishikim për kangjella, për t’u siguruar që trotuari ku fëmijët hidhen menjëherë nga dera kryesore ka një lloj barriere të mbrojtur derisa shkojnë te vija e bardhë, ose tek semafori,” u shpreh kreu i Bashkisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026