Merkel përmbyll vizitën në Shqipëri me theksin te bashkëpunimi rajonal
17:20 – Kryeministri Rama përcjell në aeroport kancelaren Merkel.
16:50 – Kryeministri Albin Kurti iu përgjigj pyetjes së Euronews Albania duke thënë se Kosova nuk do jetë pjesë e iniciativës “Open Balkan”.
16:40 – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti takimit me kancelaren Merkel renditi katër elementë të domosdoshëm për paqe, stabilitet dhe siguri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
15:30 – Kancelarja Angela Merkel takohet me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor në Tiranë përpara largimit të saj nga vizita në Shqipëri.
15:15 – Rama mesazh Kosovës: ‘Open Balkan’ nuk ka kontradiktë me Procesin e Berlinit.
14:57 – Angela Merkel: Procesi i Berlinit nuk ka dështuar, ka ende punë për të bërë.
14:50 – Kancelarja gjermane Angela Merkel nxiti për bashkëpunim më të ngushtë vendet e rajonit në fjalimin e lamtumirës për Ballkanin të mbajtur nga Tirana.
14:41 – “Arritja më e madhe e Procesit të Berlinit është vendosja e një fryme bashkëpunimi, bashkëveprimi dhe e sensit të të ardhmes së përbashkët”, deklaron kryeministri Rama në konferencën me Merkel.
14:30 – Në ambientet e ‘Tirana Business Park’ ka nisur konferenca e përbashkët për mediat mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel. Më herët kancelarja Merkel u prit me ceremoni shtetërore nga kreu i qeverisë shqiptare në Pallatin e Brigadave.
13:13- Kryeministri Edi Rama nderoi kancelaren gjermane Angela Merkel me medaljen ‘Kordoni i Madh me Yll i Mirënjohjes Publike’. Momenti i nderimit u publikua në faqen e Facebook nga Kryeministri Edi Rama. Kancelarja Merkel e cilësoi një nder të madh medaljen dhe tha se kishte qenë një gjë e mirë bashkëpunimi me kryeministrin shqiptar.
12:02 – Mbërrin kancelarja gjermane Angela Merkel në Tirana Business Park.
11:58 – Mbërrin kryeministri Rama në Tirana Business Park.
11:40 – Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përfunduar takimin në Pallatin e Brigadave dhe është nisur drejt Tirana Business Park për konferencën me kryeministrin Rama dhe takimin me delegacionet e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
11:38 – Mbërrin delegacioni i Kosovës në Tirana Business Park.
11:30 – Kanë mbërritur në Tirana Business Park edhe delegacioni i Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
11:20 – Mbërrin delegacioni i Malit të Zi në Tirana Business Park.
10:36 – Nis takimi kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel.
10:32 – Në Pallatin e Brigadave nisi ceremonia e pritjes për kancelaren Merkel. Dera e makinës së kancelares nuk u hap për një moment, incident i cili kaloi menjëherë. Kryeministri Rama i zgjati dorën Merkelit, ndërsa kancelarja e përshëndeti me grusht, ashtu siç diktojnë rregullat e pandemisë COVID-19. Çfarë u vu re ishte se kancelarja dhe kryeministri u ulën në dy karrike të vendosura paraprakisht, ndërkohë që zakonisht liderët qëndrojnë në këmbë gjatë ceremonive të tilla.
10:29 – Kancelarja Merkel mbërrin në Pallatin e Brigadave.
10:04 – Autokolona e mjeteve që shoqërojnë kancelaren Merkel gjatë qëndrimit të saj në Tiranë u nis drejt Pallatit të Brigadave.
09:45 – Avioni i kancelares gjermane Merkel u ul në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ishin në aeroport për të pritur kancelaren. I pranishëm ishte drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi sot Tiranën, nën një agjendë të ngjeshur qeveritare, si dhe nën masa të rrepta sigurie.
Agjenda e kancelares Merkel në Tiranë
Zyra e shtypit e kryeministrisë ka zbardhur axhendën e vizitës së Merkel, që nis në orën 10:20, me ceremoninë e mikpritjes në Pallatin e Brigadave.
Në 10:30 do të mbahet një takim kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave, që do të vijojë edhe me takimin mes 2 delegacioneve.
Në 11: 55 kancelarja dhe krerët e qeverive të Ballkanit shkojnë në Tirana Business Park. Po në këtë ambient rreth orës 14.35 do të mbahet konferenca për shtyp mes kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel.
Masat
Policia njoftoi për bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në segementet: Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave nga ora 09:00 deri në 13:00.
Lajmi në përditësim…
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta