Open Balkan pritet të sjellë lëvizje të lirë të drogës, thotë anëtari i LVV
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj e quajti në Euronews Albania “Open Balkan” si një nismë jo të suksesshme.
“Open Balkan parashikoj të jetë i pasuksesshëm. Është konteksti i regjimit politik në të cilën realizohet, është kontekst i regjimeve autoritare, jo demokratike, me korrupsion tepër të lartë”, u shpreh ai.
Ai theksoi se 4 liritë e nënshkruara në “Open Balkan” janë shumë ndryshe nga ato që do realizohen në terren, pasi sipas tij kjo nismë do jetë një lëvizje e lirë e korrupsionit dhe drogës.
“4 liritë unë do i lexoja kështu: Është liria e lëvizjes së mallrave dhe malli që do të lëvizë kryesisht do të jetë droga. Është lëvizja e kapitaleve dhe kapitali që do të lëvizë do të jetë droga dhe korrupsioni. Është qarkullimi i ideve që është qarkullimi i ideve nacionaliste serbe, dhe në fund e lëvizja e lirë e njerëzve të tjerë”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta