Pse Merkel nuk vizitoi Kosovën? Zyrtari i qeverisë gjermane: Të gjithë ranë dakord të vinin në Tiranë

14 Shtator 2021 | 13:00

Vizita e kancelares Angela Merkel në Serbi dhe Shqipëri është komentuar për mungesën e një vizite dhe në Kosovë.

Christian Lichtwardt përfaqësues për mediat i qeverisë gjermane, ka thënë për gazetën Ekspres, se ishte e vështirë që kancelarja të vizitonte gjithë kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor.

Përfaqësuesi i qeverisë gjermane është shprehur se: “Logjistikisht dhe në aspektin kohor, do të kishte qenë e vështirë të udhëtosh në të gjashtë kryeqytetet. Prandaj, ne jemi të kënaqur që të gjithë ranë dakord të vinin në Tiranë”.

Merkel zhvillon vizitën e fundit në Ballkanin perëndimor si kancelare. Një ditë më parë ajo ishte në Beograd, ku takoi kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, ndërsa sot ka nisur vizitën në Tiranë ku pritet të takohet edhe me kryeministrat e Ballkanit të pranishëm në kryeqytetin shqiptar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026