50 artistët shqiptarë bashkohen në kor solidariteti me mjekët që po luftojnë COVID-19

2 Prill 2020 | 11:49

“Shqipëri o vendi im”, e kompozuar nga artisti “Nder i Kombit”, Avni Mula, është kthyer në himnin e këtyre ditëve. Rreth 50 artistë janë bërë bashkë virtualisht, duke sjellë një version të ri të këngës së kënduar prej brezash të tërë. Ideja për realizimin e këtij projekti ka qenë e dirigjentes së mirënjohur Suzana Turku, e cila tregon për Euronews Albania se planin për projektin e ka patur shumë kohë më parë, por ky ishte momenti i duhur për t’u solidarizuar veçanërisht me mjekët dhe infermierët të vendosur në vijën e parë të luftës me COVID-19.

“E kam patur me kohë idenë e realizimit të një himni të “Shqipëri o vendi im”. Fillimisht kam menduar të realizoja një produksion me fëmijë, por ky ishte momenti i duhur. Komunikova në nisje me këngëtaren e njohur operistike, Inva Mula, për sjelljen në jetë të këtij projekti, e cila është edhe e bija e kompozitorit të madh Avni Mula dhe ajo më tregoi me entuziazëm që ishte dakort për këtë realizim. Secili nga artistët xhiroi veten e tij në bazë të direktivave që iu dhanë edhe nga kompozitori Klodian Qafoku. Më pas Klodian Qafoku realizoi orkestracionin dhe produksionin dhe u mor me mbledhjen e materialeve të muzikantëve dhe artistëve pjesëmarrës. Ndërsa të gjithë pjesëzat e videos i bëri një, Lesli Kita”, tregon dirigjentja e njohur.

Turku shton se ishte e fokusuar në atë që po ndodhte gjatë javës së parë kur coronavirus u përhap në Shqipëri dhe se vetëm një javë më vonë i erdhi ideja që ta realizonte këtë projekt pikërisht në këtë kohë duke qenë se sipas saj, arti ka fuqinë për të ndryshuar botën.

Solistë të njohur me famë në Shqipëri dhe jashtë vendit si dhe instrumentistët e orkestrës së RTSH sollën në jetë për një javë këtë produksion, duke u solidarizuar me të gjithë qytëtarët në këtë moment të vështirë.

“Unë në mendoj që është minimumi që artistët mund të bëjnë në këtë kohë për të prekur shpirtrat e solidaritetit e për të treguar që kjo sakrificë ka vlerë sa vetë jeta. Shpresa është ajo që na jep forcë për të rimëkëmbur jetën tonë e për të forcuar dashurinë për njëri-tjetrin dhe për këtë vend që i mirë ose i keq, mban historinë e jetës sonë. Mbi të gjitha duke dëshiruar për t’u bërë shembuj edhe më të mirë”, tregon për Euronews Albania një prej artisteve pjesëmarrëse në këtë projekt, mexosopranoja Vikena Kamenica.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026