Presidenti Meta dekreton qeverinë e re “Rama 3”
Presidenti, Ilir Meta ka dekretuar qeverinë “Rama 3” një ditë pasi mori konfirmimin nga Prokuroria e Përgjithshme se asnjë nga 16 ministrat nuk është person nën hetim.
Dekretimi i qeverisë së re nga kreu i shtetit, i hap rrugën votimit në Parlament për secilin anëtar të kabinetit qeveritar bashkë me kryeministrin, Edi Rama.
Partia Socialiste siguroi mandatin e tretë qeverisës pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. PS arriti të merrte 74 mandate ndërsa për miratimin e qeverisë së re do t’i nevojiten 71 vota.
Socialistët e drejtuar nga Edi Rama qeverisin në vendi prej 8 vitesh dhe arritja e një mandati të tretë radhazi është hera e parë që ndodh në Shqipërinë pluraliste.
Këtë dështoi ta arrinte PD nën drejtimin e Sali Berishës, e cila pas 8 vitesh qeverisje humbi në 2013 pasi PS dhe LSI që garuan në një koalicion morën fitore bindëse me 83 mandate.
Përbërja e Këshillit të Ministrave:
1) Edi Rama– Kryeministër;
2) Arben Ahmetaj – Zv.skryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
3) Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
4) Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
5) Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
6) Delina Ibrahimaj– Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
7) Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
8) Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
9) Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
10) Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
11) Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
12) Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
13) Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
14) Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
15) Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
16) Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
17) Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta