‘Nuk jam fajtor’, deklaron në Hagë ish-pjesëtari i UÇK-së Salih Mustafa

15 Shtator 2021 | 12:13

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa ndaj të cilit ka nisur sot gjykimi në Dhomat e Specializuara në Hagë, është deklaruar i pafajshëm.

Gjyqtarja i ka kërkuar Mustafës të konfirmojë deklaratën e tij të dhënë më 28 tetor të vitit 2020 rreth fajësisë apo pafajësisë së tij.

“Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që m’i ngarkon kjo zyre”, ka thënë Mustafa.

Ky është gjykimi i parë që po fillon në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja dhe që po qëndron në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.

Ish-eprori i UÇK-së akuzohet për trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, akte këto, të cilat sipas të drejtës ndërkombëtare konsiderohen si krime lufte.

Për krime lufte janë arrestuar edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Këta të fundit kanë kërkuar lirinë, por kërkesat e tyre janë hedhur poshtë.

Jakup Krasniqi ka mbajtur një nga fjalimet më emocionale në Hagë.

Në nëntor të vitit të kaluar, ai deklaroi para prokurorëve se po bëhet padrejtësi dhe se gjithmonë e ka luftuar vetëm politikisht Serbinë.

Sipas tij Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka qenë asnjëherë një ndërmarrje kriminale, por ka luftuar vetëm për liri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026