Krimi në familje, urdhrat e mbrojtjes mbeten thjesht në letër

15 Shtator 2021 | 16:25

23-vjeçarja, Sabrina Benga ishte në shtëpinë e prindërve të saj në Zhupan të Fierit, kur ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj tashmë i arrestuar e vrau me armë zjarri.

Pavarësisht se e reja ishte me urdhër mbrojtjeje prej muajsh, kjo nuk e ndali 31-vjeçarin të kryente krimin.

Rasti Benga e çoi në 10 numrin e grave të vrara brenda këtij viti në të gjithë vendin. Pjesa më e madhe e viktimave të shënuara ishin të pajisura me urdhra mbrojtjeje, por as kjo gjë duket se nuk i ka shpëtuar jetën.

Rastet e dhunës dhe krimeve në familje ku kryesisht viktimë janë gratë, janë rritur. Referuar shifrave në periudhën janar-gusht 2021 nga Policia e Shtetit janë evidentuar 3563 raste dhune nga të cilat për 2205 prej tyre janë lëshuar urdhra mbrojtje. Tirana ka numrin më të lartë të kërkesave me rreth 646 raste.

Gjykata vazhdon të lëshojë urdhra mbrojtjeje por, zbatimi i tyre në shume raste ka mbetur në letër.

Sipas ligjit urdhri i mbrojtjes lëshohet me vendim gjykate dhe më pas është Policia e Shtetit organi që mbikëqyr zbatimin e tij.

Megjithatë në jo pak raste dhunuesi dhe e dhunuara u duhet te jetojnë në një shtëpi, ne kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes, i cili parashikon që burrin të qëndrojë larg gruas. Në raste të tilla, shteti nuk ka asnjë mekanizëm për të kontrolluar situata të këtij lloji.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026