Coronavirus: gjysma e njerëzimit në karantinë, teksa 90 shtete bëjnë thirrje për izolim
Më shumë se 3.9 miliardë njerëzve, ose gjysma e popullsisë në botë, u është kërkuar apo urdhëruar nga qeveritë e tyre që të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Sipas të dhënave të përmbledhura nga agjencia e lajmeve franceze, më shumë se 90 shtete në botë kanë ndërmarrë masa të ndryshme sigurie duke filluar nga shtetrrethimi, karantina apo rekomandime për vetizolimin e banorëve.
Pas hyrjes në fuqi të shtetrrethimit në Tajlandë, do të arrihet pragu i gjysmës së popullsisë në botë që ndodhet në karantinë.
Ndërkohë, numri i të vdekurve në Spanjë nga coronavirus i ka kaluar 10 mijë sipas të dhënave të fundit zyrtare të publikuara nga autoritet shëndetësore.
Ky është një tjetër rekord i zi për vendin, me 950 viktima në 24 orët e fundit.
Të dhëna disi më inkurajuese vijnë nga Italia, pas raportimit për një rënie të numrit të rasteve të reja.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Departamenti i Mbrojtjes Civile numri i rasteve të reja gjatë ditës së sotme është 2,477 në krahasim me dje ku u regjistruan 2,937 pavarësisht testimit të 5 mijë testimeve gjatë ditës së sotme.
Ndërsa numri i viktimave gjatë 24 orëve të fundit është 760.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West