Mbi 1 milion të infektuar në botë, teksa ekonomia vazhdon të goditet rëndë
Ndërkohë që në Itali rënia e numrit të infeksioneve dhe të viktimave duket se po ulet çdo ditë, SHBA-të u bënë vendi i parë në botë që kanë raportuar më shumë se 1000 të vdekur brenda 24 orëve.
Të infektuarit në total në SHBA tani janë 245 mijë dhe të vdekurit 6000.
Spanja, po ashtu, raportoi një shifër tepër të lartë ditën e djeshme, 950 për 24 orë, ndërkohë që numri i të infektuarve në të gjithë botën i ka kaluar 1 milionë.
Më shumë se gjysma e gjithë njerëzimit është duke iu nënshtruar kufizimeve, teksa qeveritë në të gjithë botën përpiqen të ndalojnë përhapjen e virusit.
Numri i të shëruarve po ashtu ka arritur në shifër rekord, më shumë se 200 mijë në të gjithë botën.
Edhe pse numri i vdekjeve në Itali ka qenë sërish tragjik, numri më i ulët i të infektuarve tregon se kufizimet kanë dhënë rezultat. Mesatarja e të infektuarve që zbulohen çdo ditë për këtë javë ka qenë 4668, ndërkohë që javën e shkuar ishte 6153.
Numri i lartë i të shëruarve ka bërë gjithashtu që të lehtësohet pak situata nëpër spitale, edhe pse dhomat e kujdesit intensiv vazhdojnë të jenë të tejmbushura.
Në të gjithë Italinë janë infektuar rreth 10 mijë persona nga stafi mjekësor, 69 prej të cilëve kanë humbur jetën.
Spanja e kaloi ditën e djeshme numrin e 10 mijë të vdekurve, ndërkohë që Franca ka vazhduar të ketë shifra më të larta. Të enjten në darkë u njoftuan 471 vdekje në vend për 24 orët e fudnit, dhe më shumë se gjysma kishte ndodhur në shtëpitë e personave të moshuar.
Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do ta shtojë numrin e testeve, nga 10 mijë në 100 mijë. Vendi ka numrin më të lartë në raport me të infektuarit, ndoshta për këtë arsye. Të prekurit në MB janë 34 mijë, ndërsa të vdekurit pothuajse 3000.
Me më shumë se 3000 të vdekur është edhe Irani, ku personat e infektuar tani janë 50 mijë. Edhe Kryetari i Parlamentit në Iran ka rezultuar pozitiv, duke u bërë zyrtari më i lartë i infektuar.
Ekonomia
Dëmet ekonomike vazhdojnë të jenë tepër të mëdha në të gjithë botën. Më shumë se 10 milionë amerikanë kanë humbur vendet e punës në dy javët e fundit, duke krijuar kështu humbjen më të madhe në tregun e punës në historinë e SHBA-ve.
Ekonomistët parashikojnë se niveli i të papunëve mund të arrijë shifra që s’janë parë që në kohën e Depresionit të Madh, dhe se ekonomia botërore duket se do të shkojë drejt recesionit.
6.6 milionë amerikanë janë regjistruar si të papunë, një shifër rekord në të gjithë vendin.
Aplikimet për përkrahje shoqërore në Britaninë e Madhe kanë shkuar në 1 milion, brenda javëve të fundit, ndërsa BE-ja ka deklaruar se të paktën 1 milion persona në vendet anëtare kanë humbur vendet e punës.
Në Spanjë, numri i të papunëve u shtua me 300 mijë vetëm muajit mars. Megjithatë, humbjet e vendeve të punës në Europë duken më të lehta për popullsinë se në SHBA, për shkak të përkrahjes më të lartë shoqërore që ofrohet nga shteti.
Numri i vdekjeve ditore për vendet europiane
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta