Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong Yugan është një artist i natyrës teksa shtoi se ai ka prezuantuar këtë të enjte vizionin e tij në Festivalin Bread&Heart në Tiranë.
Ndër të tjera, Rama shkruan projekti kërkon të sjellë një nivel të harmonisë me zhvillimin e natyrës. Sipas tij kjo do të jetë një krenari dhe dhuratë për Shqipërinë.
“JA NJERIU QË INVESTITORËT E ZVËRNECIT KANË KONTRAKTUAR PËR ARKITEKTURËN E PEJZAZHIT. Njihuni me artistin e madh të natyrës, arkitektin e pejsazhit Dong Yugan, pasuesin e legjendarit Kungjan Yu dhe udhëheqësin e konsulencës mbi pejzazhin e mbrojtur në projektin e Zvërnecit.
Ai sot prezantoi përpara një audience me plot arkitektë ndërkombëtarë në Festivalin Bread&Heart në Tiranë, vizionin dhe shumë gjetje të studios së tij prestigjioze ndërkombëtare, duke i mbresuar të gjithë me prezantimin e tij.
Nëse do të shihni më shumë nga krijimtaria e studios Turanscape.com do ta krijoni vetë ndjesinë e sigurisë së brendshme, se falë edhe këtij talenti në skuadrën e yjeve që kanë formuar investitorët e projektit të Zvërnecit, ato 4 miliardë Euro që forca të caktuara po bëjnë çmos t’ia heqin nga duart Shqipërisë, nuk mundet kurrësesi të sjellin pasoja negative për natyrën, përkundrazi, do të sjellin një nivel të harmonisë me zhvillimin e natyrës që do të jetë një krenari për Shqipërinë dhe një dhuratë e Shqipërisë për vetë Europën”, shkruan Rama.
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 19:11 Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
- 19:05 Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër
- 19:03 Vritet ish-deputetja e njohur britanike, arrestohet një autor i dyshuar
- 18:44 Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 18:43 A rrezikohet rajoni? Shpërthen ethja afrikane në Serbi, urdhërohet asgjësimi i 11 mijë derrave
- 18:23 Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje