Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër

10 Korrik 2026 | 19:05

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit, pak ditë pasi të shpallë zgjedhjet parlamentare.

“Në cilësinë time si president i Republikës, duhet të shpall zgjedhjet parlamentare dhe më pas do të jap dorëheqjen pas disa ditësh”, tha Vuçiç në një intervistë për televizionin Pink TV.

Ai u shpreh se, nëse Partia Progresive Serbe në pushtet do të kërkojë që ai të jetë kandidat për kryeministër, atëherë nuk do të zhvillojë fushatë si president i vendit, por si një qytetar i zakonshëm.

“Dua të tregoj se mund të kem të njëjtat kushte si të gjithë të tjerët, të luftoj dhe të fitoj”, deklaroi Vuçiç.

I pyetur për mundësinë e një tjetër gare elektorale dhe nëse ndihet i lodhur, presidenti serb tha se do të ishte e pavërtetë të pretendonte se nuk është i lodhur, por gjithashtu nuk do të ishte e saktë të thoshte se i ka mbaruar energjia.

Vuçiç theksoi se fillimisht do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe më pas ato presidenciale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026

Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka dhënë udhëzime të qarta për reagimin amerikan nëse Irani arrin të kryejë një komplot...
18:23 | 10/07/2026

Hungaria i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, hapet rruga për hetime mbi fondet e BE-së

Komisioni Evropian ka miratuar kërkesën e Hungarisë për t’iu bashkuar Prokurorisë Publike Evropiane (EPPO), institucionit përgjegjës për hetimin e mashtrimeve, korrupsionit dhe keqpërdorimit të fondeve...
18:13 | 10/07/2026