6 të vdekur dhe rreth 1000 raste të reja me COVID-19

16 Shtator 2021 | 16:57

942 raste të reja me COVID-19 u konfirmuan gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa 6 persona humbën jetën nga virusi.

Shifrat e reja të infektimeve kanë dalë nga 5723 testime që janë kryer.

Gjatë 24 orëve të fundit 832 qytetarë janë shëruar nga virusi, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,954 që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë janë aktualisht 12,848 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalet COVID janë të shtruar 206 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të bëjnë vaksinën. Gjatë muajit shtator të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të marrin vaksinën anti-COVID në qendrat e vaksinimit.

Statistika (16 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        942

Të shëruar në 24 orë      832

Të shtruar në spitale       204

Humbje jete në 24 orë     6

Testime ditore                 5723

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   5401

Shkodër   1440

Durrës  1147

Fier   1153

Vlorë    801

Lezhë    691

Elbasan   646

Berat    513

Korçë    286

Kukës    283

Gjirokastër   259

Dibër   228

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026