Plagosen me armë zjarri dy persona në Tiranë

17 Shtator 2021 | 07:30

Në orët e para të mëngjesit të së premtes janë plagosur me armë zjarri dy persona tek “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, në Tiranë.

Policia njofton se të plagosurit Enis Sanxhaku, 20 vjeç dhe Noa Mato 19 vjeç, ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, burime për Euronews Albania bëjnë me dije se dy të rinjtë ishin duke u kthyer nga një stërvitje dhe si pasojë e një manovre të gabuar në rruge janë konfliktuar me dy drejtues mjetesh.

Debati mes tyre agravoi dhe njëri prej personave qëlloi me armë zjarri.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026