Votimi për zgjedhjet në Rusi përfundon të dielën, nuk do të ketë vëzhgues të OSBE-së

17 Shtator 2021 | 10:50

Qytetarët rusë kanë nisur të votojnë për të zgjedhur një parlament të ri. Votimi përfundon ditën e diel, më 19 shtator. Partia në pushtet ‘Rusia e Bashkuar’ pritet të fitojë sërish.

Zgjedhjet janë një provë e kontrollit të pushtetit të presidentit Vladimir Putin në 11 zonat, nga Oqeani Paqësor deri në Detin Baltik, ndërsa Kremlini përballet me kritika të brendshme për shkak të uljes së standardeve të jetesës dhe raporteve të tensionuara me Perëndimin.

Në Moskë dhe disa rajone do të përdoret për herë të parë votimi elektronik, një risi që kritikët kanë frikë se është jotransparente dhe e hapur për abuzim. Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë nuk do të dërgojë vëzhgues për herë të parë në Rusi, që nga zgjedhjet në 1993.

Që në orët e para të mëngjesit disa qytetarë u mblodhën pranë ndërtesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të protestuar kundër përjashtimit të opozitës nga zgjedhjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

‘Mosnjohja e zgjedhjeve’, Rusia i përgjigjet PE-së: Ndërhyrje të papranueshme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026