‘Nuk ka qenë në dijeni’, Apeli shtyn vendimin për Fatmir Mediun

17 Shtator 2021 | 11:27

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për në 24 shtator seancën për Fatmir Mediun. Paraditen e sotme ishte parashikuar të shqyrtohej kërkesa e SPAK për rigjykimin e Mediut në cilësinë e ish-ministrit të Mbrojtjes për çështjen ‘Gërdeci’.

Në vendimin e Apelit thuhet se seanca u shty për të vijuar më datë 24 shtator për shkak se njëra prej palëve, konkretisht Fatmir Mediu nuk ka marrë dijeni rregullisht.

Dy muaj më parë shkalla e parë rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme me argumentin se kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për rigjykim të çështjes. Në Apel dosja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Saida Dollani.

Dy muaj më parë Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit rrëzoi kërkesën e SPAK për të rigjykuar ish-ministrin me argumentin se nuk ka prova të reja dhe se mungesa e imunitetit që nga 2012 për deputetët nuk e ka penguar prokurorinë të hetojë në këta 10 vjet.

Rihetimi i Fatmir Mediut u kërkua nga SPAK, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026