Lajçak: Nuk ka arkiv të UÇK, deklaratat e Bislimit u keqinterpretuan

17 Shtator 2021 | 20:01

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në përfundim të vizitës 3 ditore në Kosovë, ka shprehur habinë mbi debatin e ndezur nga deklaratat e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se Kosova dhe Serbia janë dakorduar për hapjen e arkivave shtetërore.

Lajçak deklaroi se zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se nuk ka arkiva të UÇK-së, por vetëm arkiv shtetëror dhe se deklarata e tij është keqinterpretuar. Ndjekim deklaratën e diplomatit të lartë të Bashkimit Evropian.

“Nuk pati ndonjë diskutim të veçantë për arkivat. Unë u befasova kur pashë se si diskutimi i ndezur, dhe u ndoq këtu në shoqërinë tuaj, në mediat tuaja, ajo që u tha, ishte thjesht për të rikonfirmuar atë që u tha shumë herë më parë, se nuk ka pengesa nga asnjëra palë për qasje në arkiva”, tha ai.

Lajçak pas takimit të dytë që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti, tha se nuk ka një datë të caktuar për takimin e radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se kjo do të mund të vendoset pasi që ai të përfundojë vizitën edhe në Beograd.

Rreth takimit të ardhshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, data e të cilit ende nuk është caktuar, Mirsolav Lajçak tha se për këtë do të diskutojë edhe gjatë vizitës së tij që do të zhvillojë në Serbi.

Ai tha se është e rrezikshme të flitet se kur do të ketë marrëveshje përfundimtare dhe shtoi se është e rëndësishme që procesi i dialogut po ecën përpara. Nga ana tjetër diplomati sllovak ka refuzuar të komentojë deklaratën e kryeministrit të Kosovës, rreth vendosjes së reciprocitetit me Serbinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026