Ndërron jetë Bill Withers, kantautori i “Ain’t No Sunshine” dhe “Lean On Me”
Bill Withers, kantautori i Ain’t No Sunshine” dhe “Lean On Me”, ka ndërruar jetë për shkak të disa komplikacioneve nga zemra në moshën 81-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.
Fituesi i tre herë çmimeve Grammy vdiq të hënën në Los Anxheles.
Lajmi për vdekjen e kantautorit vjen pasi gjatë kohëve të pandemisë së coronavirusit, të shumtë kanë qenë ata që kanë gjetur frymëzimin përmes muzikës së tij, teksa autoritetet shëndetësore, koret e ndryshme, artistë dhe shumë të tjerë kanë postuar versionet e tyre të këngës “Lean On Me” për të lehtësuar sadopak barrën e këtyre kohëve të vështira.
“Jemi të dëshpëruar nga humbja e të dashurit tonë, një bashkëshort dhe baba i devotshëm”, u shprehën familjarët e tij përmes një deklarate.
“Një njeri që i pëlqente vetmia me një zemër që kërkonte të bashkonte botën, me poezinë e dhe muzikën e tij, ai fliste njerëzve me ndershmëri dhe i lidhte ata me njëri-tjetrin”.
“Sado privat që ishte ai, muzika e tij do i përkasë përgjithmonë botës. Në këto kohë të vështira, ne po lutemi që muzika e tij të ofrojë ngushëllim dhe argëtim teksa fansat shtrëngojnë pranë tyre njerëzit e zemrës.”
Këngët e Withers gjatë karrierës së tij të shkurtër u kthyen në kolona zanore, duke filluar nga dasmat deri te festat private.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 17:06 Ndotja e ajrit nga zjarret, Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja doganore
- 16:52 Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese në SHBA
- 16:24 Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)