Papunësia nga COVID-19, studiuesit paralajmërojnë rritje të varfërisë dhe vetvrasjeve

3 Prill 2020 | 16:29

Masat ndaj pandemisë COVID-19, janë më dramatiket që qeveritë e vendeve të ndryshme të globit kanë ndërmarrë që nga Lufta e Dytë Botërore. Për të luftuar shpërthimin e coronavirusit, u mbyllën shkollat, udhëtimet ajrore, tokësore e detare, biznese të vogla e të mëdha. Ekspertët janë të shqetësuar për kostot ekonomike, të miliona njerëzve të cilët kanë mbetur të pa punë, miliona studentëve e fëmijëve pa shkollë.

Tashmë, tre javë pasi Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera ndërmorrën hapa gjithëpërfshirës dhe që fatkeqësisht mund të zgjasin një apo disa muaj, disa specialistë të shëndetit publik po studiojnë pasojat e bllokadës masive: Mijëra vdekjeve që ka të ngjarë të ndodhin, por pa u infektuar nga coronavirusi

Sa më shumë të zgjasë bllokada, tregon historia, aq më keq do të jenë rezultatet e saj. Një rritje e papunësisë në vitin 1982 shkurtoi jetëgjatësinë e amerikanëve.

Gjatë reçesionit të fundit, në vitet 2007-2009, tregu i zymtë i punës ndihmoi rritjen e niveleve të vetëvrasjeve si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Evropë, duke i marrë jetën 10 mijë personave më shumë sesa para hyrjes në reçesion. 

Kësaj rradhe, efektet mund të jenë edhe më të thella, pasi ashtu sikurse paralajmërojnë shumë udhëheqës biznesi dhe politike, ekonomia rrëzohet dhe papunësisë bie në nivele historike.

Tashmë, ka raporte se masat e izolimit po shkaktojnë edhe dhunë në familje në disa zona. Mbyllja e shkollave po i heq mundësinë fëmijëve me nevoja të veçanta që të marrin trajtimin e duhur, si rrjedhojë braktisja dhe krimi ndaj këtyre fëmijëve mund të rritet. 

Qendrat e shëndetit publik do të humbasin fondet, duke shkaktuar rënie të shërbimeve të tyre dhe sitemit të shëndetësisë në tërësi në komunitete. Rritja e papunësisë në nivelin 20% – një parashikim i zakonshëm tashmë në ekonomitë perëndimore – mund të shkaktojë 20,000 vetëvrasje më shumë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara në mesin e atyre që qëndrojnë të mbyllur mes katër mureve të shtëpisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026