Pesë ngjarje që mund t’ju kenë shpëtuar këtë javë për shkak të COVID-19

3 Prill 2020 | 16:29

Vlerat e demokracisë europiane janë vënë në pikëpyetje, zhduket kryevepra e Van Goghut, dhe çfarë po ndodh me Brexit?

Më poshtë lajmet, pa coronavirus, që mund t’ju kenë shpëtuar:

Gjykata e BE-së shpall fajtore tre vende anëtare për shkelje të ligjeve për kuotat e refugjatëve

Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke nuk ka vepruar sipas ligjeve të BE-së pasi kanë refuzuar të mbajnë pjesën e tyre të azilkërkuesve gjatë krizës së 2015.

Ky ka qenë vendimi që ka marrë Gjykata Europiane e Drejtësisë gjatë së enjtes.  

Gjykata më e lartë e BE-së tha në vendimin e saj se këto vende nuk kishin pranuar të merrnin kuotën prej 120 mijë azilkërkuesish që mbërrinin nga Italia dhe Greqia, pjesë e një marrëveshjeje të Këshillit Europian.

Hungaria nën hetim për shkak të masave të emergjencës

Parlamenti i Hungarisë miratoi disa ligje që i shtojnë autoritetin kryeministrit Viktor Orban, një veprim i cili është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut si një sulm ndaj demokracisë.

Parlamenti, i cili përbëhet nga një shumicë prej dy të tretash nga partia e Orbanit, votoi për të zgjeruar “gjendjen e rrezikut”, një masë emergjence që është aktivizuar gjatë pandemisë së coronavirusit.

Përveç lejes për të qeverisur përmes dekreteve, ata që shpallen fajtorë për përhapjen e lajmeve të rreme për virusin, mund të vuajnë deri në 5 vite heqje lirie.

Të enjten, 13 vende anëtare të BE u shprehën “thellësisht të shqetësuar” nga kjo lëvizje. Ndërsa shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se “disa prej masave të emergjencës janë të tepruara” dhe se ishte “veçanërisht e shqetësuar me situatën në Hungari.”

hungary

BE i thotë Mbretërisë së Bashkuar që të shtyjë afatin e periudhës së tranzicionit

Brexit mund të mos kryesojë mendimet e liderëve europianë, megjithatë as nuk është harruar krejtësisht.

Grupi më i fuqishëm politik në Parlamentin e BE-së i ka bërë thirrje Mbretërisë së Bashkuar që të shtyjë afatin e periudhës së tranzicionit, teksa pandemia e coronavirusit ka sjellë pasoja në periudhën e negociatave.

Partia Popullore Europiane, e cila ka grupin më të madh të eurodeputetëve në Parlamentin e BE-së, tha nëpërmjet një deklarate se shtyrja e afatit “do ishte gjëja më e përgjegjshme për t’u bërë.”

Ndryshimet klimatike vazhdojnë akoma

Teksa natyra mund të jetë duke mbizotëruar rrugët e Europës pasi njerëzimi është mbyllur në shtëpi e ndërsa niveli i ndotjes është në rënie, lajmi i keq është se nuk duket sikur po i vjen fundi ndryshimeve klimatike.

Copernicus, shërbimi i monitorimit të mjedisit të BE-së, ka zbuluar se nga mesi i shkurtit deri në mesin e muajit mars nivelet e dyoksidit të azotit në Italinë e veriut kishin shënuar një rënie prej 10 për qind për çdo javë.

“Kam frikë se nuk është e njëjta gjë me ndryshimet klimatike”, tha korrespondenti i Euronews për hapësirën dhe shkencën Jeremy Wilks.

“Kam folur së fundmi me disa ekspertë pikërisht për këtë çështje dhe kjo nuk do të ketë asnjë ndikim tek ndryshimet klimatike”, shtoi ai.

iceberg 4486589 1920

Grabitet muzeu holandez, zhduket kryevepra e Van Goghut

Një pikturë e mjeshtrit holandez Vincent Van Gogh është vjedhur nga një muze që qëndronte i mbyllur për shkak të coronavirusit, ka konfirmuar policia e vendit.

Grabitësit kanë marrë veprën e artit “Parsonage Garden at Nuenen in Spring”, pasi kanë thyer xhamin e muzeut Singer Laren, rreth 32 kilometra larg Amsterdamit.

Në kohën kur u paraqit policia, grabitësit ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Polica ka nisur një hetim ku përfshihen edhe disa hetues të kriminalistikës dhe ekspertë të grabitjeve të veprave të artit, shtoi policia, duke i bërë thirrje edhe banorëve të zonës që të dorëzojnë filmimet e kamerave të sigurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026