Zgjedhjet në Gjermani, analistët diskutojnë për politikat e Berlinit pas Merkel
Gjermania do të mbajë më 26 shtator zgjedhjet parlamentare dhe sondazhet tregojnë se kancelari i ardhshëm pas Angela Merkel mund të jetë Olaf Scholz i SPD ose Armin Laschet i CDU/CSU.
Gazetari i Dejçe Vele, Bahri Cani thotë se sondazhet i japi një epërsi të vogël Scholz (25-27%) përballë Laschet (20-22%) dhe me shumë gjasa në Gjermani mund të ketë një rrotacion.
Ai thekson se klima dhe ekonomia janë çështjet që do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve në Gjermani. Cani tha se Gjermania ka nevojë për një partner të fuqishëm në BE dhe ajo është Franca pasi këtë e obligon edhe historia.
“Kjo situatë është e pa hasur në të kaluarën. Pasi të tre partitë në një moment kanë kryesuar sondazhet, fillimisht Ekologjikët, më pas CDU e Merkel dhe tani SPD”, tha gazetari.
Arian Starova, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë thotë se me siguri në Gjermani do të ketë rrotacion dhe kjo tregon se ka një mirëkuptim duke iu referuar tërheqjes së Angela Merkel.
Si vendi udhëheqës i Evropës, Starova thotë se Gjermanisë i duhet të bashkëpunojë më ngushtë me Francën për të zhvilluar BE-në.
Për Ballkanin, ai tha se vizita e Merkel dha mesazhin se edhe ajo vetë është e pakënaqur me ritmin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Muhamed Halili, kryetar i Këshillit të Ambasadorëve thotë se pavarësisht se mund të ketë rrotacion në Gjermani nuk do të ketë ndryshim qenësor të politikave të saj.
Ai theksoi se me largimin e Merkel nga skena politike do të kemi një zbrazëti të liderëve të mëdhenj në Evropë.
Arben Hajrullahu, profesor i Shkencave Politike thotë se sistemi politik gjerman është i qëndrueshëm dhe qasja e saj ndaj Ballkanit Perëndimor do të jetë e njëjtë.
“Ka tregues të fortë që Procesi i Berlinit është politikë zyrtare e Gjermanisë dhe jo një politikë personale e Merkel”, tha Hajrullahu.
Politika e re amerikane ndaj Kosovës e Ballkanit në optikën e analistëve
Përplasjet mes Greqisë dhe Turqisë, analistët diskutojnë marrëveshjen ushtarake Francë-Greqi
Gjeopolitika e Ballkanit drejt integrimit në BE, analistët diskutojnë problematikat që hasin vendet e rajonit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta